• Lajmi
  • 0 Komente

Daçiq dhe Haradinaj në të njëjtën tavolinë?

13:4930 Nëntor 2012

Pas lirimit nga akuzat e ish kryeministrit, Ramush Haradinaj, shumë shpejt ai mund të gjendet në një tavolinë me kryeministrin serb, Ivica Daçiq në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dushan Janjiq, drejt i Forumit për marrëdhëniet etnike ka thënë se zyrtarët serbë nuk duhet të jenë të befasuar me lirimin e Ramush Haradinajt nga Haga, sepse aktgjykimi ka qenë i pritur.

“Haradinaj është ai i cili mund të vazhdoj aty ku kanë mbetur Daçiq dhe Thaçi. Thaçi, sigurisht, shkon në Kuvend për t’u zgjedhur president dhe ai në pranverë e pret Tomisllav Nikoliqin në atë pjesën tjetër të bisedimeve që quhet dialog politike. Pra, do të shohim se a do të ketë çfarëdo strategjie Beogradi dhe a ka pritur zhvillime të tilla. Nëse jo, atëherë kjo do të ndikoj në zbehjen e pozicionit të Beogradit”, ka thënë Janjiq. (ORAinfo)

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Kreatoda | Web & Design